“Procesi i rienergjizimit të partisë”, Rama në Balldren: PS duhet të provojë që është e hapur për të gjithë

schedule18:49 - 3 Mars, 2024

schedule 18:49 - 3 Mars, 2024

Pas vizitës së zhvilluar në Rrëshen, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në Balldren në Lezhë, ndërsa foli edhe për procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Gjatë takim me banorë të zonës, kryeministri Rama u shpreh se Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë dhe

“PS duhet të provojë që është e hapur për të gjithë. PS ka një përgjegjësi të madhe historike sepse gjithë këtë progres që është dhe që është një progres që duhet të vazhdojë duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm, në drejtësi në ekonomi dhe në pozicionin ndërkombëtar”, u shpreh Rama, duke shtuar: “Për çfarë e bëjmë ne këtë proces?  Ne e bëjmë këtë proces sepse për mua, them që duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritikën tonë dhe vetëpërmirësimin tonë në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshtar përballë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!