Procesi i integrimit/ Qeveria dhe opozita përshpejtojnë bashkëpunimin

schedule15:44 - 19 Shkurt, 2025

schedule 15:44 - 19 Shkurt, 2025

Mazhoranca dhe opozita nisën këtë të mërkurë diskutimet për grupkapitullin e “Tregut të brendshëm”, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në mbledhjen e cila u zhvillua pjesërisht e hapur, kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se bashkëpunimi mes palëve politike ka përshpejtuar procesin e integrimit.

“I gjithë faktori politik shqiptar e mbështet fort integrimin europian dhe kjo është edhe arsyeja se pse Shqipëria është në kushtet e një progresi të shpejtë në këto muajt dhe vitet e fundit. Kjo është e dukshme, ka sinergji të plotë midis institucioneve dhe faktorit politik në Kuvend dhe më gjerë”.

Ndërsa Jorida Tabaku, në cilësinë e kryetares së komisionit për çështjet europiane, shprehu mbështetjen e opozitës për këtë proces teksa kërkoi më shumë transparencë dhe debat kombëtar për këtë proces.

“Do të ketë diskutime me Komisionin Europian sa i përket fazave të ndërmjetme, por ne duhet patjetër të heqim diskutimin e procesit të integrimit nga sirtarët burokratikë të qeverisë dhe ta bëjmë një diskutim kombëtar. Dhe më vjen keq të them se nuk po ndodh kjo gjë, me gjithë dashamirësinë e opozitës, sepse ne kemi pasur një opozitë që e pengonte këtë proces, ndërkohë që asnjëherë, në asnjë moment kjo opozitë, me gjithë shqetësimet që ka, me gjithë mungesën e plotësimit të shumë prej detyrimeve, kryesisht politike, nuk e ka penguar këtë proces. Ka një sjellje dhe një qasje krejt ndryshe”.

Në fund të janarit, Shqipëria mori letrën e presidencës polake për cceljen e negociatave për tregun e brendshëm ndërsa javën e kaluar vendi ynë çeli negociatat për grupkapitullin Konkurrieshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

Në muajin mars,  pritet të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ndërsa më herët janë ccelur negociatat për Themeloret dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Ambicia e Shqipërisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt për të qenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian në 2030./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!