Procedohen 10 deputetë për protestën e opozitës

schedule12:47 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 12:47 - 19 Dhjetor, 2017

10 deputetë të PD dhe LSI po procedohen penalisht në gjendje të lirë, për veprime te dhunshme gjate protestës se djeshme para Kuvendit. Policia vuri në pranga gjithashtu 6 protestues që dhunuan efektivët e policisë.

Gjashtë shtetas qe moren pjese ne protesten e së hënës para Parlamentit, u arrestuan nga policia. Sipas policise, ata kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës.

Ndërsa per 10 deputetë te Kuvendit te Shqiperise ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të policisë.

 Sipas njoftimit të policies se kryeqytetit dhe prokurorisë së Tiranës,  deputetët po procedohen pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Ndaj  tre deputetëve te PD Flamur Noka, Grida Duma dhe Edi Paloka ka nisur procedim për veprën penaleë “Prishje e rendit dhe qetësisë publike’.

Ndërkohë në ngarkim të deputetëve Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianji, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri prokuroria ka filluar procedim per “Kundërshtim të punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore”

  DEPUTETET E PROCEDUAR  

  1. Monika Kryemadhi
  2. Flamur Noka
  3. Ervin Salianji
  4. Endrit Brahimllari
  5. Kejdi Mehmetaj
  6. Floida Kërpaçi
  7. Klevis Balliu
  8. Gent Strazimiri.

Drejtoria e policisë së kryeqytetit thokson se, aktualisht po vijon punën për identifikimin, edhe shumë personave të tjerë duke verifikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë për t’i përdorur si prova materialë në gjykatë.

Si pasojë e veprimeve të dhunshme , pesuan dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!