Procedim penal për ata që kapen me kapsolla apo fishkezjarre

schedule15:39 - 30 Nëntor, 2018

schedule 15:39 - 30 Nëntor, 2018

Një vit i ri pa fishekzjarre. Urdhëri i Ministrisë së Brendshme, që ndalon lëndët piroteknike, po zbatohet nga Policia e Shtetit. Çdo kundravajtje do të shoqërohet me procedim penal.

Këtë fundviti mos guxoni të tregtoni mjetet piroteknike apo të festoni ndërrimin e viteve duke hedhur fishekzjarre. Zv/drejtori i policisë së kreqytetit, Dhimitraq Ziu paralajmëroi çdo qytetar dhe biznes se do të procedohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike, nëse konstatohen në shkelje të ligjit.

“Nëse do konstatohet një qytetar apo subjekt që mban lëndë piroteknike apo dhe i përdor në çdo kohë të njoftojë menjëherë policinë, pasi policia e ka filluar këtë fushatë dhe u bëj me dije kemi raste të veçanta kur i kemi shoqëruar për prishje të rendit dhe qetësisë publike në cilëndo orë qoftë”, tha ai.

Ministria  e Brendshme do marr masa për ndalimin e lëndëve piroteknike që në doganë. Për këtë gjë është kërkuar ndihma e Ministrisë se Mbrojtjes si edhe ajo e Drejtorisë së Përgjithshme e Doganave.

“Me porosi të ministrit të Brendshëm dhe me urdhër të përgjithshëm të Policisë së Shtetit ne po koordinojmë punën dhe me agjencitë doganore në pikat e kalimit kufitare sepse është dhe detyra e Ministrisë së Mbrojtjes që në momentin që ato futen në Shqipëri do të vlerësohen, do kalojnë në laborator dhe është e drejta e Ministrisë së Mbrojtjes nëse këto janë për tregtim apo jo”, tha Ziu.

Për dëmtimin e efektives Ina Nuka, zv/drejtori Ziu theksoi se polica dhe prokuroria janë ende në pritje të përgjigjeve të laboratorit të Policisë Shkencore për lëndët piroteknike të përdorura në protestën e 22 Nëntorit.

“Kampionët e këtyre produkteve ne i kemi çuar pranë laboratorit dhe presim pëgjigje nëse ato janë artizanale apo të fabrikuara. E rëndësishme është që ne të qëndrojmë larg këtyre lëndëve piroteknike pasi është rreziku parësor për jetën. Ju e patë dhe vetë në tubim”, u shpreh zv/drejtori i Policisë së Tiranës.

Në fund zv/drejtori kishte edhe një apel për partitë politike që organizojnë protesta apo tubime.

“Gjatë organizimit të aktiviteteve politike të mbajnë përgjegjësitë kryesore sipas ligjit të tubimeve. Të mos lejojë dhev të mos mbajë afër asnjë qytetar që ka me vete lëndë piroteknike fishekzjarre paqsi është rrezik i shtuar dhe i pajustifikuar e i pashmangshëm”, tha ai./abcnews.al

Gazetar: Andi Qosja