Pas mbërritjes në Rinas materialet për sistemin e transportit të ujit të pijshëm, u transportuan në Vlorë.
Këto materiale do të bëjnë të mundur bashkimin e tubove dhe furnizimin me ujë për banorët e Vlorës. Ndërkohë raportohet se ka nisur menjëherë puna dhe pritet të mbyllet në mesnatë për të rikthyer më pas normalitetin në furnizimin me ujë.
Banorët në Vlorë u përballën me mungesën e ujit të pijshëm prej ditësh. Këtë të hënë ata protestuan para Bashkisë duke kërkuar edhe zgjidhje për shkak se situatës shqetësuese.

