Problemet sjellin “shkrirje”: Yjet e Juventusit mund të largohen, Barcelona hap thesin për Vlahoviç

schedule11:46 - 25 Janar, 2023

schedule 11:46 - 25 Janar, 2023

Rasti i pagave, fitimet kapitale dhe ajo heqje e 15 pikëve në renditje rrezikojnë të kenë pasoja edhe në merkaton e Juventusit, sidomos për ata që do të largohen.

Deri më tani thashethemet janë se McKennie është pranë lamtumirës dhe mund të përfundojë te Leeds që në janar. Në rast se nuk do të mund të luajnë në Champions League, largimet mund të jenë më të dhimbshme e më të rënda në merkaton e verës.

Di Maria dhe Rabiot hyjnë në muajt e fundit të kontratës së tyre, dhe nuk dihet nëse do të duan të rinovojnë këtë kontratë. Chiesa gjithashtu është i etur për klube më të mëdha dhe nuk zbehet mundësia që italiani të zgjedhë një klub më të mirë dhe jashtë Italisë, siç thuhet se Liverpool ka shfaqur interes për të.

Tani listës i shtohet edhe sulmuesi serb, Dusan Vlahoviç. Sipas mediave serbe, ai ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës, e cila po ndjek nga afër aventurat ligjore të Juventusit. Katalanasit janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e Vlahoviç. Barcelona në fakt është duke sfiduar Chelsean në Angli për shërbimet e sulmuesit serb./ h.ll/abcnews.al