Problemet e mëdha në Durrës, Teuta vendos të zbresë në fushë

schedule21:31 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 21:31 - 1 Dhjetor, 2019

Skuadra e Teutës ka vendosur që nesër të nisë stërvitjen, në mënyrë që të përgatitet për sfidën kundër Skënderbeut, që do të luhet në “Niko Dovana”. Qyteti i Durrësit është tronditur nga tërmete të shumtë e të fuqishëm, të cilët kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Kategoria Superiore nuk u luajt këtë fundjavë, pasi FSHF shtyu të gjitha aktivitetet futbollistike. Fundjavën e ardhshme, 10 skuadrat e Superiores pritet të zbresin në fushë dhe Teuta ka nisur përgatitjet.

Ekipi durrsak njoftoi në faqen e tyre zyrtare në Facebook se skuadra nis nesër stërvitjen, duke lënë të kuptohet se situata është stabilizuar dhe gjithçka pritet t’i rikthehet normalitetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!