Probleme vetëm në disa akse të rrugëve rurale në Elbasan

schedule09:04 - 12 Janar, 2019

schedule 09:04 - 12 Janar, 2019

Në aksin e rrugës Librazhd-Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi në vendin e quajtur Shkalla e Lunikut ka akull në trashësi të konsiderueshme. Problem mbeten ende disa akse të rrugëve rurale në fshatrat malorë të Qarkut të Elbasanit ku trashësia e dëborës shkon 30-40 centimetra .Ndërkohë si rezultat i ngricave janë dëmtuar disa linja të tensionit të mesëm si dhe ka defekte në disa fidra.

Mëngjesin e së shtunës rreth 4900 abonentë në zonat rurale janë pa energji dhe në terren jane duke punuar punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve. Gjatë kësaj jave punonjësit e OSHEE kanë punuar në acar nga 12 orë pa ndërprerje duke përshkuar kilometra të tëra në këmbë në zona ku trashësia e dëborës shkonte në rreth 50 centimetra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!