Probleme në prapavijë tek Interi, Conten e shqetësojnë tre mbrojtës

schedule21:59 - 6 Qershor, 2020

schedule 21:59 - 6 Qershor, 2020

Trajneri i Interit, Antonio Conte, mund të qetësohet. Situata alarmante në repartin e mbrojtes, duket se po kalon, pasi Alessandro Bastoni dhe Stefan de Vrij janë drejt rikuperimit. Që të dy lojtarët munguan në stërvitjen e djeshme, por priten që të jenë 100% gati ditën e henë.

Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, ata nuk morën pjesë në lojën e organizuar në fund të stërvitjes nga Conte, për të shamngur ndonjë dëmtim të mundshëm. Ndërsa Diego Godin, ende nuk është gati për tu rikthyer në fushë.

Uruguaiani ende i duhet kohë për të qenë në kondicionin e tij më të mirë. Ndërkohë, e njëjta situatë është dhe për mesfushorin, Matias Vecino. 28-vjeçari ka një problem në gju dhe po shpresohet që ai të shmangë operacionin. /abcnews.al