Në ndeshjen që Barcelona zhvilloi kundër Alaves, një episod ndodhi gjatë takimit.
Kur shënonte minuta e 37 e sfidës lojtari i Barcelonës, Sergoi Aguero, filloi të shfaqte probleme e frymëmarrjen për disa sekonda. Një ngjarje që detyroi futbollistin të dilte nga fusha e lojës dhe të transportohej në urgjencën më të afërt për të marrë një mjekim të shpejtë.
Problemet e shfaqura nga Aguero shqetësuar të gjithë protagonistët dhe tani për Barcelonën shtohen “dhimbjet e kokës”, sepse gjendja e argjentinasit është shumë shqetësuese.
Aguero do t’i nënshtrohet edhe disa testeve kardiake, për të mësuar nëse problemi i tij me frymëmarrjen është serioz apo jo. /f.a/abcnews.al