Privatësia për të rriturit do të thotë më shumë abuzim të fëmijëve në rrjetet sociale

schedule10:06 - 17 Maj, 2021

schedule 10:06 - 17 Maj, 2021

Nga Haley Mcnamara, euobserver

Mes një krize të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në rrjetet sociale, Bashkimi Europian ka mbyllur sytë. Në dhjetor 2020, Direktiva për Mbrojtjen e të Dhënave  u miratua në Bashkimin Europian.

Ky moment ishte menduar si një fitore e lavdishme për të drejtat e privatësisë – por direktiva pengoi korporatat e teknologjisë nga monitorimi i postës elektronike, aplikacioneve të ndryshme të mesazheve dhe platformave të tjera në internet në BE.

Por problemi është që kjo direktivë gjithashtu ndaloi kompanitë e teknologjisë  të identifikojnë, raportojnë dhe eliminojnë shfrytëzimin e vazhdueshëm seksual të fëmijëve në rrjetet sociale  – përfshirë materialet e abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM, ose pornografinë e fëmijëve), raporton abcnews.al

Ndikimi i kësaj direktive nuk ishte teorik. Që kur direktiva u miratua kishte një rënie prej 58 përqind të raporteve të BE-së lidhur me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në rrjetet sociale. Le të ndalemi dhe të mendojmë për këtë numër, sepse përfaqëson fëmijë të vërtetë, shansi i të cilëve për t’u zbuluar  është ulur në mënyrë dramatike.

Dhe BE  ishte në dijeni për rreziqet që ata ndërmorën në jetën e fëmijëve. Avokatët dhe ekspertët në të gjithë botën, duke përfshirë organizatat që identifikojnë CSAM në rrjetet sociale si Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, i bënë thirrje BE-së që të bëjë diçka për ti dhënë fund abuzimit të fëmijëve.

Diçka e tillë mund të ketë mbrojtur praktikat ekzistuese dhe zhvillimin e mjeteve edhe më të mira,  Në fakt, siç raporton  New York Times, edhe kreu global i sigurisë i Facebook tha se “ishte i shqetësuar nga  rregullat e reja të [ePrivacy] sepse ato kufizojnë aftësinë tonë për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar ndaj dëmit”.

Privatësia

Por marshimi për absolutizmin e privatësisë ishte shumë i madh. Pavarësisht se u bënë disa ndryshime të vogla të minutës së fundit  në gjuhën ePrivacy, ajo rezultoi në një ulje prej 58 përqind të raporteve të abuzimit seksual të fëmijëve në rrjetet sociale, raporton abcnews.al

E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur CSAM është rritur mbi 106 për qind gjatë Covid-19 . Sipas një raporti, të rinj të moshës 16-18 vjeç kanë dërguar foto nudo në rrjete sociale. Muajin e kaluar, katër muaj pasi u miratua Direktiva ePrivacy, ligjvënësit e BE kanë arritur një marrëveshje të përkohshme që do të lejojë kompanitë e teknologjisë të vazhdojnë skanimin, raportimin të fëmijëve në rrjetet sociale.

Ky është vetëm diçka e përkohshme dhe kërkon akoma masa mbikëqyrjeje. Ky rast ka qenë një shembull i qartë se si debati mbi privatësinë në rrjetet sociale le menjëanë  mbrojtjen e fëmijëve. Sigurisht, privatësia në rrjetet sociale është një çështje tepër e rëndësishme që meriton mbështetje.

Por viktimat e abuzimit seksual të fëmijëve nuk mund të flijohen në altarin e privatësisë absolute të të rriturve. Po, ka debate të rëndësishme dhe të shumta rreth asaj se ku duhet të vendoset kufiri midis të drejtave të privatësisë dhe zbatimit të ligjeve në rrjetet sociale.

Këto debate janë gjithnjë në zhvillim dhe tepër komplekse. Kufiri që ne vendosim duhet – së paku të lejojë heqjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, dhe identifikimin e atyre që shfrytëzojnë seksualisht fëmijë. Kjo ide duhet të miratohet para se të fillojë debati rreth privatësisë në rrjetet sociale – nuk duhet të jetë një mendim i momentit të fundit.

Bota nuk mund të mbyllë sytë nga shfrytëzimi seksual i fëmijëve në rrjetet sociale./abcnews.al