Pritjes i vjen fundit, Joao Felix pak orë larg transferimit te Barcelona

schedule13:16 - 1 Shtator, 2023

schedule 13:16 - 1 Shtator, 2023

Me merkaton e verës vetëm pak orë larg përfundimit të saj, “gjigandët” e Evropës po bëjnë përpjekjet e fundit, për të patur një skuadër sa më të fortë për sezonin 2023-2024, sezon që duket të jetë spektakolar ende pa nisur mirë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, një prej lëvizjeve të minutës së fundit të tregut të transferimeve pritet të jetë “fantazisti” portugez i Atletico Madrid, Joao Felix, i cili është shumë pranë realizimit të “ëndrrës” së tij.

Bëhet fjalë për klubin e Barcelona, me “katalanasit” që kanë arritur marrëveshjen me “los colchoneros”, për transferimin e tij në “Camp Nou” e për këtë arsye, Felix nuk është paraqitur në stërvitje paraditen e kësaj të premteje “për arsye personale”, i vetëdijshëm se negociatat kishin avancuar gjatë orëve të fundit.

Felix pret thjesht zyrtarizimin e marrëveshjes, për t’i dhënë fund “telenovelës së verës”, ku ka pasur rolin e protagonistit kryesor, me lojtarin që ishte i vendosur të largohej nga “bardhekuqtë” pas mosmarrveshjeve të shumta me tekniku Diego Simeone. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!