Pritet të largohet nga “Camp Nou”, dy skuadra të Serie A vihen pas mbrojtësit spanjoll

schedule15:42 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:42 - 1 Tetor, 2022

Jordi Alba mund të luajë ndeshjet e fundit si futbollist i Barcelonës në “Camp Nou”. Mbrojtësi spanjoll pritet të largohet gjatë merkatos së ardhshme nga katalanasit pasi tashmë ka humbur edhe vendin e titullarit në formacionin e Xavi Hernandez.

E ardhmja e anësorit spanjoll pritet të jetë në Serie A dhe transferimi i tij në kampionatin italian mund të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit.

Inter dhe Juventus janë dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e Albas. Në fakt Inter tentoi afrimin e lojtarit edhe në verë, por në momentin e fundit ishte vet Alba që refuzoi kalimin në “Giuseppe Meazza”, pasi dëshironte të luante për Barcelonën.

33-vjeçari është paraqitur në vetëm katër ndeshje këtë edicion për Barcelonën ku ka në total 216 minuta. Dy gjigantët italianë duan transferimin e spanjollit, por problem mbetet vetëm paga e lartë e tij e cila është 10 milionë euro neto në sezon. /f.a/abcnews.al