“Pritet të ketë goditje”, Civici: Pandemia, një këmbanë alarmi për politikat tona ekonomike

schedule18:41 - 20 Mars, 2020

schedule 18:41 - 20 Mars, 2020

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Skype” eksperti i ekonomisë, Adrian Civici foli për planin ekonomik të propozuar nga qeveria.

I ndalur te biznesi i vogël dhe shtresat në nevojë ai theksoi se ende është e papërcaktuar qartë se si do të bëhet shpërndarja parave. Gjithashtu ai u shpreh se shumcia e famileve shqiptare nuk mund të përballojnë më shumë se një muaj pa të ardhura.

“Masat e marra nga qeveria ishin të pritshme dhe të domosdoshme. Në kushtet ku tregjet ushimore funksionojnë në mënyrë korrekte është më e arsyeshme të jepet një formë çeku duke marrë parsysh vlerësismin e nevojave. Kjo do të ishte më e shpejtë dhe e lehtë, gjithashtu me anë të kësaj formule nuk do të ketë edhe abuzime. Duke pasur parasysh se shumica e njerëzve janë të papunë apo punojnë në sektorë me paga të ulëta kjo do të ishte mënyrë më e mirë për të shmangur çdo lloj situate”, tha Civici.

Çfarë e garanton qeverinë apo bankën që nuk ka abuzime?

Civici: Këtu është edhe arsyeja përse është vendosur edhe filtri. Kur aplikon për garancinë bashkë me Fondin e Garancisë janë edhe disa kushte të cilat duhet ti përmbahesh. Shtrëngesa e biznesit do të fillojë të shtohet. Mungesa e vet prodhimit, do të vijë një moment që do të funksionojnë vetëm sektorët e domosdoshëm.

Do të kemi mungesa ushqimore në treg?

Civici: Për momentin nuk besoj, deri tani situata nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Për shumë javë mendoj që nuk do ta ndjejmë.

Por pak më vonë mund të fillojë të ndjehet mungesa e importit.

Kjo do të jetë këmbana e alarmit për politikat tona ekonomike në vazhdim. Kjo do të na evidentojë edhe njëherë mënyrën se si do të ndryshojë situata për të shkuar drejt prodhimit vendas, për të pasur një ekonomi me shtyllë kurrizore të qëndrueshme, jo si e kemi ne, sot për nesër. Në emër të jetës të gjitha vendet janë të detyruar të bëjnë sakrifica dhe pritet të ketë goditje sidomos në javët në vazhdim.