Pretenca, shtyhet seanca ndaj Klemend Balilit

schedule12:16 - 12 Mars, 2019

schedule 12:16 - 12 Mars, 2019

Pretencë për Klemend Balilin i njohur si “Eskobari i Ballkanit” është shtyrë për më 26 Mars. Shkak u bë mungesa e avokatit Theodhori Sollaku. Gjykata vendosi që të mos i njoh 2 javë afatin e paraburgimit.

Të martën ky kafaz ishte bosh… aty duhej të ishte ulur Klemend Balili.

Por i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” nuk ishte e vetmja mungesë në seancë ku pritej të shqiptohej pretencë nga organi i akuzës. I munguar ishte dhe avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku. Mungesa e tij shtyu për në datën 26 Mars seancën e pretencës.

Kelmend Balili i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” dhe Gjykata e Krimeve të Rënda e kryesuar nga Flora Hajredini nuk mundën të marrin këtë të martë vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Seanca u shty për në datën 26 Mars ku i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” do të njihet me të gjitha provat që ka në dispozicion organi i akuzës.

Drejtuesja e seancës, gjyqtarja Flora Hajredini u detyrua që të shtyjë seancën për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Balilit, Theodhori Sollaku. Avokati kishte dorëzuar në gjykatë kërkesën për shtyrje të seancës më arsyetimin se është sëmur dhe për ta vërtetuar i kishte vënë në dispozicion gjykatës një raport mjekësor.

Gjykata mori vendim në seancë, që duke nisur nga kjo e martë ë 12 Marsit deri më 26 Mars ti pezullohen Klemend Balilit afatet e paraburgimit. Gjithashu gjykata i caktoi Balilit edhe një avkokat kryesisht Remzi Ponarin, i cili do të mbrojë interesat e “Eskobarit të Ballkanit” në rast se avokati i zgjedhur prej tij, Theodhori Sollaku mungon në 26 Mars.

Në seancën e kaluar u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda kërkesa e Balilit për të përfituar gjykim të shkurtuar. Gjykata argumentoi se kjo kërkesë është pranuar për arsye se Prokuroria e Krimeve të Rënda e përfaqësuar nga Eneid Nakuçi nuk do të paraqesë prova të reja dhe as nuk do të kryehn të tjera hetime.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”  akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”. Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati.

Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia. Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit.

Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi, ka nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klemend Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në vendin fqinj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!