Prindërit shtyjnë vaksinimin për fruth, Daja: Pandemia uli shifrat e vaksinimit, frikë edhe për autizëm

schedule14:29 - 27 Prill, 2023

schedule 14:29 - 27 Prill, 2023

Pandemia zbehu besimin e njerëzve në rëndësinë e vaksinave që kryhen gjatë fëmijërisë duke bërë që sëmundje si fruthi të shpërthejnë në Europë.

Shqetësimi ngrihet nga Unicef dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në javën europiane të imunizmit që synon ndërgjegjësimin me qëllim parandalimin e sëmundjeve infektive.

Në Shqipëri numri i të vegjëlve që kanë marrë dy dozat kundër fruthit është i lartë, por jo në nivelet e kërkuara.

“Me dozë të dytë kemi mbi 92% të fëmijëve të vaksinuar, duhet mbi 97- 98 % vaksinimi”

Vaksina kundër fruthit kryhet me dy doza, në moshën një dhe pesë vjeç, por prindërit shtyjnë në kohë injektimin e saj për shkak të frikës nga autizmi. Specialistët e shëndetit publik thonë se vaksina nuk shkakton autizëm dhe apelojnë për të kryerjen e saj.

“Në moshën 1 vjeç fëmija fillon hapat e para, të folurit ju duket se në momentin që aplikojnë vaksinën është ajo vaksina, por pas 1 vjeç kapen shenjat e para të autizmit dhe ska lidhje më këtë.
Kemi fëmijë që mund të jenë 1 vjeç dhe kanë momenitn për tu vaksinuar dhe prindi ka një tendencë për ta shtyrë se nëqoftëse kemi një rast qoftë dhe të izoluar me fruth këta fëmijë rrezikojnë të sëmurën, dhe fruthi është një sëmundje e rrezikshme që çon në vdekje një fëmijë të pavaksinuar, duhet respektuar kalendari sepse mbrojtja nga nëna bie dhe fëmija është i ekspozuar.”

Fruthi sipas specialistëve përhapet me shpejtësi në komunitete me imunitet të ulët. Është gjashtë herë më infektues sesa gripi dhe një në pesë persona që preken prej tij mund të zhvillojnë komplikacione si infeksione të veshit, penumoni e deri encefalit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!