Prindër për herë të parë? Partnerja e Shpat Kasapit ngre dyshimet me këtë foto

schedule22:28 - 1 Prill, 2021

schedule 22:28 - 1 Prill, 2021

Prej disa kohësh, këngëtari shumë i dashur nga vajzat, Shpat Kasapi ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë me Selvije Jaon, me të cilën edhe është fejuar.

Së fundmi, përmes një postimi, Selvija ka treguar publikisht tri dëshirat që duhet t’ia plotësojë këngëtari.

“1 jetë modeste, 1 shtëpi të vogël si kjo, me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogëël. Të luteeeeem”, ka shkruar ajo duke e etiketuar Shpatin.

“U kry”, ishte përgjigja e Shpatit, i cili e ripostoi atë postim ku partnerja e tij tregon se nuk dëshiron një jetë luksoze.

Mos ndoshta, kjo është një shenjë që çifti shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë? Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar me kalimin e kohës./abcnews.al