Princi Philip do të prehet në një arkivol lisi të përgatitur për të 30 vite më parë

schedule15:37 - 13 Prill, 2021

schedule 15:37 - 13 Prill, 2021

Princi Philip do të pushojë në një arkivol lisi anglez të përgatitur posaçërisht për të më shumë se 30 vjet më parë. Një arkëmort i njëjtë është përgatitur edhe për Mbretëreshën.

Duka i Edinburgut do të dërgohet për në kishëzën e Shën Gjergjit në Windsor me anë të një fuoristrade Land Rover hibride të cilën ai e ka zhvilluar vetë me ndihmën e ushtrisë.

Varrimi i Dukës së Edinburgut do të bëhet me një numër të reduktuar pjesëmarrësish për shkak të pandemisë së Covid-19, ndërsa në ceremonia do mund të marrin pjesë vetëm 30 persona të cilët janë të detyruar që të mbajnë maska.

Është një gjë e zakonshme që monarkët britanikë të prehen në arkivolë të veshur me plumb pasi ata mbajnë jashtë lagështinë dhe e ruajnë më mirë trupin.

Arkivoli i princeshës Diana ishte aq shumë i veshur, sa peshonte një çerek toni.

Philip një ditë do të varroset bashkë me bashkëshorten e tij në kishëzën përkujtimore në Xhennete Frogmore. Arkivolet e tyre dot të transferohen dhe ata dot të prehen së bashku pasi Madhëria e saj të ndërrojë jetë.

Deri atëherë, nga e shtuna, ai do të qëndrojë në Royal Vault derisa Mbretëresha të ndërrojë jetë. sb/abcnews.al/