Princi Harry dhe Meghan Markle darkojnë së bashku në New York, vëmendjen e merr eleganca e çiftit

schedule09:12 - 20 Korrik, 2022

schedule 09:12 - 20 Korrik, 2022

Princi Harry dhe Meghan Markle bënë një dalje të re të përbashkët publike. Duka dhe Dukesha e Sussex fluturuan për në Nju Jork dhe morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dje, të hënën më 18 korrik, në Ditën e Nelson Mandelës. Princi Harry mbajti një fjalim dhe Meghan pa me interes të veçantë atë që tha i shoqi. Duka i Sussex-it foli për ndryshimet klimatike, për urinë që rrënon vendet në botë, ndërsa iu referua jetës dhe veprës së Nelson Mandelës dhe çfarë mësoi nga shembulli i tij.

Pas paraqitjes së tyre zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Princi Harry dhe Meghan Markle darkuan në një restorant italian në shoqërinë e miqve të mirë. Për daljen e tyre të mbrëmjes, Dukesha e Sussex-it zgjodhi një jumpsuit të zi një-copë me detaje të bardha, të cilin e bashkoi me sandale me taka të larta dhe një çantë të kuqe. Kombinimin e saj e ka kompletuar me bizhuteri ari dhe një orë ari Cartier, me vlerë 20 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!