Princi Charles dënon agresionin rus në Ukrainë: Po sulmohet demokracia

schedule15:28 - 1 Mars, 2022

schedule 15:28 - 1 Mars, 2022

Princi Charles ka dënuar agresioni ushtarak në Ukrainë, ndërsa sot vijon dita e gjashtë e luftimeve. Ky është komenti më i fortë nga Familja Mbretërore për pushtimin e Rusisë, raporton BBC.

Princi Charles e ka cilësuar  si sulm ndaj vlerave demokratike. Duke folur në një ceremoni për të shënuar shndërrimin e Southend në qytet, Princi Charles e lidhi vrasjen e deputetit Sir David Amess me sulmet në Ukrainë.

“Ajo që pamë në tragjedinë e tmerrshme në Southend ishte një sulm ndaj demokracisë, ndaj një shoqërie të hapur, ndaj vetë lirisë. Ne po shohim të njëjtat vlera të sulmuara sot në Ukrainë në mënyrën më të pandërgjegjshme,” tha Princi Charles. “Ne jemi në solidaritet me të gjithë ata që po i rezistojnë agresionit brutal”, shtoi ai.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë thënë më parë se ata “qëndrojnë me presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa luftojnë me guxim”. /abcnews.al