Princi britanik William ka marrë dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit, dhe ka falënderuar të gjithë personat që janë pjesë e fushatës së vaksinimit në Britani. Sipas Reuters, William, 38 vjeç u infektua me Covid-19 vitin e kaluar.
Nuk është bërë e ditur nëse gruaja e tij, Dukesha e Kembrixhit, e cila është 39 vjeç, është vaksinuar kundër Covid. Rikujtojmë se Mbretëresha u vaksinua në janar, ndërsa babai i tij Princ Charles, 72 vjeç, mori dozën e tij të parë në shkurt së bashku me gruan Camilla, 73 vjeç.
Deri më tani 37 milion persona janë vaksinuar kundër Covid-19 në Britani./abcnews.al



