Princ Harry shpallet mashkulli më seksi mbretëror

schedule22:18 - 20 Nëntor, 2020

schedule 22:18 - 20 Nëntor, 2020

Princ Harry është shpallur “Mashkulli më seksi mbretëror”. Në një sondazh, lexuesit e revistës “People”  votuan Dukën e Sussex-it si mashkulli më seksi në planet, duke lënë pas dhe të vëllain, Princ William. 36-vjeçari mundi dhe figura të tjera mbretërore si Princi Carl Phillip i Suedisë, Princi Felix i Luksemburgut, dhe Princi Mateen i Brunei.

Princi Harry ka të gjitha arsyet për të festuar sonte pasi u kurorëzua me këtë titull nga lexuesit e People. Titulli vjen një vit pasi Harry u shpall fitues i titullit “Babai më seksi”, duke lënë pas një sërë personazhesh të famshëm si Ryan Lochte, Steven Yeun dhe Ryan Reynolds.

Kujtojmë që Harry u martua me Meghan Markle para dy vitesh në një ceremoni e cila u ndoq live në të gjithë botën. Ata janë bërë prindër të një djali, të cilët u transferuan në Santa Barbara në fillim të këtij viti dhe blenë një pronë luksoze prej 14 milion dollarësh pasi u tërhoqën nga detyrat mbretërore. /abcnews.al