Princ Harry dhe Meghan Markle shpallin martesën

schedule16:22 - 27 Nëntor, 2017

schedule 16:22 - 27 Nëntor, 2017

Lajm i gëzuar në pallatin mbretëror në Londër. Në pranverë do të ketë dasëm. Tashmë është njoftuar zyrtarisht se djali i dytë i priceshës Diana, Princ Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle, do të kurorëzojnë lidhjen e tyre.

Pas fejesës në fillim të këtij muaji, Princi Britanik Harry dhe aktorja Amerikane Meghan Markle do të martohen ne pranverën e vitit të ardhshëm. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Pallati Kensington.
Mbretëresha Elizabeta II dhe bashkëshorti Duka i Edinburgut janë të lumtur për çiftin dhe i urojnë atyre çdo të mirë. Po ashtu princi Charles, i ati i princit Harry shprehu kenaqësinë e tij për këtë lidhje.
Njëkohësisht, prindërit e aktores amerikane u shprehen të lumtur dhe i uruan çiftin për bashkimin e tyre.
Me këtë njoftim marrin fund spekulimet për datën kur Princi 33-vjeçar do ti propozonte për martesë aktores 36 vjeçare. Çifti, për herë të parë është shfaqur në publik në shtator në Toronto. Harry dhe Megan janë njohur në korrik të 2016-s nga miq të përbashkët në Londër.
Princi Harry dhe vëllai i tij William kanë qënë gjithmonë më të hapur për jetën e tyre personale se çdo anëtar tjetër i familjes mbretërore. Muajt e fundit ata folën publikisht edhe për nënën e tyre Princeshë Dianën me rastin e 20 vjetorit të vdekjes./abcnews.al