Prifti grek, këshilla tronditëse besimtarëve: Mos e pranoni vaksinën, bëhet me bebe të abortuara

schedule10:19 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 10:19 - 30 Dhjetor, 2020

Një prift në Greqi u ka bërë thirrje besimtarëve që të mos e bëjnë vaksinën për koronavirusin. Sipas metropolitit të Kythera-s, vaksina është prodhuar nga fetuse të abortuara” dhe për këtë arsye i nxiti besimtarët që të mos e pranonin, raportojnë mediat greke.

Më 27 dhjetor, pas shërbesës së mbrëmjes, ai tha: “Një lajm nga Italia fqinje nga të krishterët ortodoksë të cilët më kontaktojnë me këta njerëz me shumë dashuri, tha me shqetësim të madh sa më poshtë që vaksinat e reja sot… ato bëhen dhe përgatiten me produktin e aborteve.”

Këto informacione, ai i cilësoi si të tmerrshme ndërsa shtoi se besimtarët janë të shqetësuar dhe i janë drejtuar udhëheqësit të tyre Papës.

Sipas priftit grek, Papa u ka thënë: “Kështu është, por ne duhet ta pranojmë atë ekonomikisht për shëndetin e njerëzve”.

“Por ky është një gabim i madh dhe natyrisht është jashtë një kishe të shenjtë katolike dhe apostolike dhe ne nuk mund ta llogarisim mendimin e tij, por ne ortodoksët nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë,” vijoi më tej prifti. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!