Prezantohet skema e mbështetjes financiare për fermerët në Tiranë

schedule16:38 - 2 Mars, 2018

schedule 16:38 - 2 Mars, 2018

Bashkia e Tiranës dhe AZHBR prezantuan skemën e mbështetjes financiare për fermerët në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi fermerët të aplikojnë dhe u shpreh se ato kanë 52 mundësi për të përfituar.

Fermerët që duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor apo blegtoral mund të aplikojnë pranë agropikave për të përfituar deri në 50% të vlerës së investimit.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural mundësitë e përfitimit nga skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë iu prezantuan fermerëve në Farkë.

“Kush ka një ide në këto 52 kategori, si të shtojë prodhimin, si të blejë makineri, si të ambalazhojë mallin, si të fusë shërbime hotelerie në bujtinën e tij në fshat ose si të marrë certifikimet ISO, kanë një mundësi financimi nga shteti shqiptar. Kush ka një ide mjafton vetëm NIPT-i, karta e identitetit, shkon te zyra e AZHBR-së në Tiranë, ulesh me një nga punonjësit dhe i thua kam këtë ide”,

Kryebashkiaku iu bëri thirrje fermerëve ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ndërsa kërkoi nga drejtoritë përkatëse që të nisin një fushatë informuese.

“Do kërkoj që duke filluar nga Drejtori i Bujqësisë bashkë me secilin administrator, të ketë takime të ngjashme ku i shpërndan këto broshura. Dikush mund të aplikojë, ose mund të ketë interes vetëm për një nga pikat, mund të ketë të tjerë që mund të kenë interes për 10-12 çështje të ndryshme, qoftë për produkt qoftë për bujtinë. Kështu që, do t’ju kërkoja që të gjithëve, si ata misionarët që shkojnë derë më derë, këtë duhet të bëjmë. Secili deri më derë për t’ju thënë që ungjilli që predikojmë është ky i bujqësisë”.

Ndërkohë për të ndihmuar fermerët për të shitur produktet e tyre, Bashkia e Tiranës do të krijojë një pikë tjetër grumbullimi të prodhimeve bujqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!