Prezantohet harta e re gjyqësore, Manja: Afron qytetarët me gjykatën, rritet cilësia

schedule10:06 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 10:06 - 28 Dhjetor, 2021

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë kanë propozuar sot hartën e re gjyqësore. Gjatë fjalës së tij, ministri Ulsi Manja tha se kjo hartë përmbush pritshmëritë e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Manja u ndal edhe te distanca e qytetarit me gjykatës. Ministri beri të ditur se ndonëse selia e gjykatës do të mbyllet, në godinën ekzistuese do të qëndrojë një sportel i hapur për shërbimet e qytetarëve.

Sipas tij, kjo hartë do të afrojë gjykatat me qytetarët, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.

“Tashmë është koha e duhur që me investimet që kemi kryer për sistemin gjyqësor të përkthehet në përfitime për qytetarët. Duhet të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi nga një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm. Një nga instrumentet që kemi në dorë është harta e re gjyqësore. Me qëllim rritjen e produktivitetit të gjykatave sjellim këtë propozon për rishikimin e hartës gjyqësore. Është një proces i diktuar nga realiteti i sistemit, me synimin e qartë për të garantuar ruajtjen e një balance të drejtë.

Siç edhe e përmendi kryesuesja e KLGJ grupi i punës ka kryer një punë të lavdërueshme. Në qasjen dhe rolin që ministria ka ne jemi kujdesur që propozimi i ardhur nga KLGJ jo vetëm të balancojë përmbushjen e objektivave por të propozojmë bashkarisht një hartë gjyqësore që i përmbush interesat e qytetarëve shqiptarë. Një nga çështjet që kemi pasur në vëmendje ka qenë edhe garantimi i shërbimeve nga gjykatat sa më afër qytetarëve.

Pavarësisht se selia e gjykatës mund të zhvendoset KLGJ duhet të kujdeset që në godinat ekzistuese të jetë një sportel për qytetarët që të bëjnë kërkesë paditë. Ministria ka shqyrtuar edhe garantimin e aksesit. Kjo është edhe një nga kritikat që ka pasur. Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatës me qytetarin, rritjes së cilësisë.

Distanca e qytetarit me gjykatën duhet analizuar më thellë. Sa i takon distancën ky propozim garanton që të përmbushte standardi i distancës së gjykatave. Lëvizjet demografike kanë treguar se popullsia është e përqendruar në zonat urbane, kryesisht në Tiranë dhe Ultësirën Perëndimore. Seancat nuk do të shtyhen më në periudha shumë të gjata, duke ulur kostot për qytetarët. Jemi këtu sot dhe do të jemi në vijim të gatshëm për të dëgjuar çdo shqetësim që palët e interesuara kanë”, deklaroi Manja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!