Pretendoi për penallti ndaj Milanit, Mazzarri: Theva tre dyer, isha i inatosur

schedule14:26 - 20 Mars, 2022

schedule 14:26 - 20 Mars, 2022

Walter Mazzarri, pas ndeshjes me Milanin, që Cagliari e humbi me rezultatin minimal 1-0, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në deklaratën për Sky Sport, ndërkohë që shfaqi edhe pretendimet e tij për arbitrimin.

“Jam i kënaqur me ekipin, shumë. Sulmuam, ishte një ndeshje e hapur. Në pjesën e parë kishim më pak raste dhe ata janë fenomenalë për të mbyllur hapësirat. Kanë një cilësi të çmendur. Luajtëm si të barabartë me Milanin”.

“Përleshja në fund të ndeshjes? Isha i inatosur me arbitrin. Hyra brenda dhe copëtova tre dyer… Nuk e di”, shtoi trajneri i Cagliari, i cili tregoi edhe episodin për të cilin ishte tërbuar me arbitrin e ndeshjes.

“Ka një prekje me dore në zonë dhe portieri Maignan goditi lojtarin tone në zonë, duke mos kapur topin mbi Lovato. Penalltia mund të ishte për mendimin tim. Lovatos i pëlqen të qëndrojë në tokë kështu?! Çfarë është kjo?! Nëse Lovato prek topin para portierit, VAR-i është aty për çfarë! Një pikë u humb.

Kush e prek topin? Lovato. Dhe çfarë prek portieri? Lovato bëri një skenë, i gjori, siç bëri Theo Hernandez që bëri një simulim në zonën e rreptësisë? Shikoni imazhet shumë të qarta: si mund të mos e shihni? Duhet të jemi të verbër! Mirë, Milani fitoi: të gjithë jemi të lumtur!”.