Presidenti Trump mbrohet nga akuzat: Nuk jam racist

schedule10:35 - 15 Janar, 2018

schedule 10:35 - 15 Janar, 2018

Presidenti amerikan Donald Tramp përgënjeshtroi dhe njëherë akuzat se kishte përdorur fraza ofenduese për sa i përket Haitit dhe vendeve afrikane. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ai theksoi se nuk ishte racist.

“Jo, nuk jam racist. Madje jam personi më pak racist që keni intervistuar ndonjëherë, jua siguroj këtë.” Ka qenë kjo deklarata e Donald Tramp duke iu përgjigjur gazetarëve që e pyesnin në Florida nëse do komentonte akuzat e ditëve të fundit për frazat vulgare rreth vendeve të origjinës të emigrantëve. Trump përgënjeshtroi dhe njëherë më shumë se kishte përdorru shprehje ofenduese në lidhje me Haitin dhe vendet e tjera afrikane.

Ai madje ka pyetur gazetarët nëse kishin raportuar për deklaratat e dy senatorëve të pranishëm në mbledhjen e asaj dte, të cilët pohuan për mediat amerikane se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë kreun e shtëpisë së bardhë të përdorte atë shprehje./abcnews.al