Presidenti Donald Trump, ka lënë spitalin ku edhe po kurohej për COVID-19.
Pas 72 orësh në spital, Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti nuk dha deklaratë për gazetarët në momentin e daljes nga spitali, gjithashtu ai nuk foli për shtypin kur mbërriti në Shëpinë e Bardhë.
“Megjithëse nuk është krejtësisht jashtë rrezikut, unë dhe ekipi mjekësor jemi të mendimit se analiza e gjendjes së tij të përgjithshme, mbështesin kthimin e tij” në Shtëpinë e Bardhë, ku një ekip mjekësor dhe pajisje të sofistikuara mjekësore do të jenë në dispozicion të nevojave shëndetësore të presidentit 24 orë në ditë, tha në një konferencë për shyp të hënën pasdite Dr. Sean Conley, mjeku i presidentit.
Presidenti njoftoi përmes Twitter-it se të hënën në mbrëmje do të dalë nga spitali.
“Do të dal nga qendra e mrekullueshme spitalore Walter Reed në ora 18:30. Ndjehem shumë mirë! Mos kini frikë nga COVID-i. Mos e lini t’ju kontrollojë jetën. Administrata Trump ka zhvilluar njohuri dhe mjekime të mrekullueshme. Ndjehem më mirë se 20 vjet më parë”, tha më herët presidenti./abcnews.al/



