Presidenti Trump bën testin e dytë për koronavirusin, del negativ

schedule07:37 - 3 Prill, 2020

schedule 07:37 - 3 Prill, 2020

Presidenti amerikan Trump  ka rezultuar negativ dhe në testin e dytë për koronavirus.

Mediat amerikane bëjnë me dije se presidenti Trump iu nënshtrua testit koronavirus më shumë se 2 javë më parë pasi kishte kryer një takim në Florida me homologun brazilian Bolsonaro.

Kreu i Shtetit të Brazilit pas takimit në Florida së bashku me një këshilltarin e tij rezultuan pozitivë dhe prandaj edhe Donald Trump kreu testin. Ndërkohë deri më tani një numër i konsiderueshëm zyrtarësh kongresmenë dhe senatorë amerikanë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ndërkë deri më tani në ShBA numri i të infektuarve ka shkuar në 245,341 ndërsa kanë humbur jetën 6,095 persona./abcnews.al