Presidenti Serb Vuçiç: Rama dhe Zaev më autorizuan të flas në emër të tyre me Macron

schedule11:18 - 23 Nëntor, 2019

schedule 11:18 - 23 Nëntor, 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se kryeministri Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zaev, e kanë autorizuar që të flasërdhe në emin e tyre në takimin me presidentin francez Emanuel Makron.

Në një intervistë për mediat gjermane Vuçiç u shpreh se ideja për mini Shengen-in ballkanik, ishte e tij.

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shprehet qartë se kryeministri i Shqipërisë Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zaev, e kanë autorizuar që të flasë me presidentin francez Makron, dhe në emrin e tyre.

Kreu i shtetit serb foli për zhvillimet në Ballkan dhe “Mini-Shengenin”. Ai theksoi se ideja për “Mini-Shengenin” ballkanik ishte e tij.

Në një intervistë të gjatë për prestigjozen gjermane, Vuçiç tha ndër të tjera se në samitin e fundit të mbajtur në Ohër mes tij, Zoran Zaevit të Maqedonisë së Veriut dhe Edi Ramës së Shqipërisë, kanë rënë dakord për pjesën më të madhe të gjërave.

Vuçic është pyetur nëse edhe Kosova do të jetë pjesë e “Mini-Shengenit” Ballkanik. Por ai përgjigjet se janë kosovarët që nuk e duan këtë.

“Albin Kurti i cili duket se do të jetë lideri i tyre i ardhshëm dëshiron që të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova veten e sheh si shtet, por ne nuk e shohim ashtu. Por ne duhet të punojmë bashkë” u shpreh Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!