Presidenti Meta mbështet sulmin ushtarak në Siri

schedule10:22 - 14 Prill, 2018

schedule 10:22 - 14 Prill, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij për ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të  Asadit në Siri,. Përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra e Presidencës, thuhet:

“Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi, i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”. /abcnews.al