Presidenti Meta kërkon hetim parlamentar për veprimtarinë e DSIK

schedule12:32 - 11 Janar, 2019

schedule 12:32 - 11 Janar, 2019

Kreu i Shtetit kërkon hetim parlamentar për procesin e çertifikimit të sigurisë për Gent Cakajn. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Presidenti Meta vijon të këmbëngulë se pajisja e tij me Çertifikatën e Sigurisë është bërë në kundërshtim me ligjin.

Hetim parlamentar për veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar gjatë procesit të çertifikimit të sigurisë për Gent Cakajn.

Është kjo kërkesa e Kreut të Shtetit Ilir Meta drejtuar Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, kreut të grupit parlamentar socialist Taualnt Balla, si dhe krerëve të grupeve parlamentare opozitare Edmond Spaho për demokratët dhe Petrit Vasili për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Arsye për kërkesën e këtij hetimi parlamentar është konstatimi i qartë, sipas presidentit, i faktit se DSIK nuk ka kryer një process të mirëfilltë verifikimi sipas kushteve detyrimeve kritereve dhe procedurës së parashikuar në rregulloren e sigurimit të personelit, pasi ky proces është realizuar në më pak se 24 orë duke krijuar dyshime të rënda për veprimtarinë aspak objektive dhe në kundërshtim me ligjin, thekson Presidenti.

“Nga (këto) të dhënat e administruara, provohet se procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK-ja, vetëm brenda një ditë, duket hapur që është një process i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e Ligjit “për informacionin e klasifikuar secret shtetëror” dhe “për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”.

Gent Cakaj, i cili për 7 muaj në detyrën e zv.ministrit të jashtëm dështoi në pajisjen me certifikatë sigurie edhe pse ligji ia kërkonte, mban dy shtetësi si dhe ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë.

“Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetsorin e sigurisë në aplikim, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifgikuar kishte për detyrë në bazë të Ligjit, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë Informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë”.

Meta argumenton se nisur nga fakti se DSIK është institucion në varësi të drejtpërdrejtë nga Kryeministri, është e qartë për kreun e shtetit se procesi i hetimit administrative nuk mund të kryhet nga një tjetër organ në varësi të kreut të qeverisë.

“Kjo pasi do të krijohej një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cënojë objektivitetin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti(…) të cilin Kuvendi i Shqipërisë mund të realizojë objektivisht këtë process hetimor”.

Komisionet hetimore krijohën me kërkesë të 35 deputetëve, kjo bazuar në ligjin për komisionet hetimore. Tashmë është në vullnetin e letër-marrësve  dhe forcave politike parlamentare që përfaqësojnë nëse do t’i drejtohen Kuvendit me kërkesën zyrtare për krijimin e komisionit të hetimit, apo jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!