Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i telefonoi sot Presidentit Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit shqiptar për pasojat tragjike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.
Presidenti Pahor i shprehu Presidentit Meta solidaritetin me popullin shqiptar, si dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet nga autoritetet shqiptare./abcnews.al


