Presidenti i ri, Balla zbulon datën: Kur do mbahet Konferenca e Kryetarëve, bisedime me Alibeajn, Mediun dhe Dodën

schedule11:45 - 26 Prill, 2022

schedule 11:45 - 26 Prill, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka njoftuar se ka rënë dakord me Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën që të shtyhet me disa ditë mbledhje e konferencës së kryetarëve për zgjedhjen e Presidentit. Sipas Ballës, kjo mbledhje është parashikuar që të mbahet të mërkurën e ardhshme, ku grupi i PS-së, do të ulet me Enkelejd Alibeajn, Fatmir Mediun dhe me Mesila Dodën për negociatat për emrin e ri të Presidentit.

“Një pjesë të grupeve parlamentare të opozitë kemi dakordësuar kërkesën nga Mediu dhe Doda për të pasur pak më shumë kohë në dispozicion. Kam informuar grupin parlamentar për spostimin me disa ditë të mbajtjes së konferencës së parë të Kryetarëve. Më pas të vazhdojmë me parashikimet e kalendarit jo më vonë se 7 ditë se 4 maj. Kjo shtyrje me 5-6 ditë i shërben të gjitha grupeve, edhe PD dhe dy grupeve të tjera si dhe grupit tonë. Për të qartësuar precesion e bisedimeve. Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu për 3 raundet e para.” tha Balla.

“Është hera e parë që një mazhorancë që i ka numrat, hyn në bisedime për një president që përcakton unitetin e popullit. Koha në dispozicion deri të mërkurën tjetër të mund të zhvillohet konferenca e kryetarëve.”

Balla shtoi se Partia Socialiste nuk e njeh Sali Berishën për shkak se ai nuk bën pjesë në asnjë Grup Parlamentar dhe negociatat do zhvillohen me Enkelejd Alibeaj, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun.

“Do jemi me Alibeajn, Mediun dhe Dodën për të biseduar”

“Kushtetuesja ka përcaktuar 24 majin dhe është afati i fundit. Zhvillimi i raundit të parë rreth datës 10 maj është e pranueshme”

/abcnews.al