Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh grupin e PD-së, të pranishëm 21 deputetë, cilët mungojnë?

schedule14:42 - 9 Maj, 2022

schedule 14:42 - 9 Maj, 2022

TIRANË – Që prej orës 14:00, ka nisur mbledhje a Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo mbledhje është thirrur nga Enkelejd Alibeaj dhe pritet që temë kryesore diskutimi është procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Burime për ABC bëjnë të ditur se nga 52 deputetë ka grupi parlamentar demokrat, deri në këto momente kanë mbërritur 21 deputetë, ndërsa deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë konfirmuar bojkotimin e mbledhjes. Mes “bojkotuesve” është edhe Ervin Salianji i cili më herët është shprehur se drafti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj për Presidentin e ri i shërben Edi Ramës.

Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj janë të pranishëm:

Kreshnik Collaku

Zheni Gjergji

Arbi Agalliu

Bledjon Nallbati

Dash Sula

Dhurata Cupi

Saimir Korreshi

Eralda Tase Bano

Gazment Bardhi

Merita Bakiu

Ferdinand Xhaferri

Kastriot Piroli

Ilda Dhori

Lefter Geshtenja

Lindita Metaliaj

Flamur Hoxha

Saladin Jakupllari

Enkelejd Alibeaj

Emilia Koliqi

Oriola Pampuri

Andia Ulliri

Mungojne:

Lulzim Basha

Ervin Salianji

Jorida Tabaku

Agron Gjekmarkaj

Grida Duma

Alfred Rrushaj

Flutura Acka

Xhelal Mziu

Tomorr Alizoti

Ramadan Lika

Fation Veizaj

Helidon Bushati

Greta Bardeli

Zef Hila

Ina Zhupa

Kasem Mahmutaj

Drafti i Enkelejd Alibeajt për mënyrën se sipas tij duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës nuk ka gjetur dakordësinë e plotë të Partisë Socialiste. Edhe pse e ka konsideruar pozitiv faktin se ka një propozim, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar i takon edhe maxhorancës që të propozojë emrin për President. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!