Presidenti i ri, Alibeaj: PD kundër raundit të parë në 10 maj

schedule13:09 - 4 Maj, 2022

schedule 13:09 - 4 Maj, 2022

TIRANË- Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve, në kuadër të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Ky moment solem një herë në 5 vite, ka bërë bashkë opozitën dhe mazhorancën. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeja duke folur në këtë mbledhje ka kërkuar që data 10 maj të jetë dita kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Sipas tij koha sipas rregullores është deri më 24 maji, dhe kjo datë duhet të jetë për raundin e parë të votimit. Ndryshe nga Alibeaj, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka kërkuar datën 10 maji për raundin e parë të votimit.

Për Alibeajn kjo kërkesë duhet të pranohet për të përcaktuar nëse procesi është i njëanshëm apo do përfshihen të gjithë.

“Nuk jam dakord. Se është një proces që zhvillohet në parashikimet kushtetuese po duhet t’i shërbejë publikut. Duhen zgjedhje që publikut të jetë i mirëinforumuar. Unë sugjeroj që si datë i startimit të procesit të zgjedhjes së Presidentit të jetë në ( 10 maji). Duhet ta krijojmë si traditë se konferenca e kryetarëve, duhet të përcaktohet në mënyrë të përbashkët. Afati i fundit apo më i hershëm është 24 maji. Procesi duhet të fillojë sëpaku 24 maj. Pra 60 ditë para përfundimit të mandatit.” tha Alibeaj.

Mes të tjerash Alibeaj ka propozuar që për të gjitha raundet e votimit, duhet të ketë distancë maksimale kohore prej 7 ditësh. Duke argumentuar këtë, Alibeaj shtoi se procesi i zgjedhjes së Presidentit duke qënë se është i një interesi të veçantë duhet kohë dhe nuk duhet të nguten. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!