Presidenti i Polonisë infektohet me COVID-19

schedule09:11 - 24 Tetor, 2020

schedule 09:11 - 24 Tetor, 2020

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Ministri Blazej Spychalski njoftoi se gjendja shëndetësore e Presidentit është e qëndrueshme.

“Ai dje u testua për COVID-19. Rezultati doli pozitiv. Presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor”, shkruan ai në “Twitter”.

Ndërkohë Polonia është duke u përballur me rritje të rasteve të reja të cilat shënuan rekord të premten duke kapur shifrat 13, 600 të infektuar, ndërsa 153 pacientë humbën jetën.

/abcnews.al/