Presidenti grek përgëzon Metën për Janullatosin

schedule14:04 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 14:04 - 26 Dhjetor, 2017

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e falënderoi për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasi. Telefonata u raportua fillimisht nga mediat greke, ndërsa u konfirmua edhe nga Presidenca në Tiranë. Gjatë kësaj bisede, Pavlopulos theksoi se “vendimi i fundit i shërben klimes së bashkëpunimit dhe permireson ne menyre thelbesore marrdhëniet mes dy vendeve tona”. Mediat greke nënviztojnë gjithashtu se Presidenti Meta ka pasur dje një tjetër komunikim telefonik, për të njëjtën temë, me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias. Ky i fundit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ANA, i kishte kërkuar homologut shqiptar, Ditmir Bushati, gjatë negociatave të zhvilluara në Kretë gjatë muajit nëntor, që Kryepeshkopit Janullatos t’i jepej nënshtetësia shqiptare./abcnews.al