“President, një emër i dalë nga PD?” Balla: Nuk na duhet një tjetër kryetar shteti nga opozita aktuale

schedule13:58 - 18 Prill, 2022

schedule 13:58 - 18 Prill, 2022

“Shqipërisë nuk i duhet një tjetër president i dalë nga opozita aktuale.” Kjo ishte përgjigja e dhënë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për gazetarët pasi u pyet nëse kreu i ri i shtetit mund të jetë një emër i dalë nga PD.

Në një konferencë me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Balla përsëriti edhe një herë që “duhet një president normal, mbi palët.”

“Ne duam një president normal, krejtësisht i ndryshëm nga Ilir Meta. Shqipërisë nuk i duhet më një president tjetër nga opozita aktuale. Besoj që e kemi parë të gjithë se mënyra sesi e ka shpërdoruar detyrën presidenti në detyrë, në marrëdhënie me institucionin, me Kushtetutën, me partnerët strategjikë të Shqipërisë, është identikiti i duhur për të bërë të kundërtën. Presidenca e presidenti të jenë një zyrë e një individ tjetër në opozitë. Kushtetuta e thotë që presidenti të jetë një autoritet mbi palët…”

Megjithatë, Balla shtoi se oferta për dialog me opozitën mbetet dhe se shpreson që kreu i ri i shtetit të zgjidhet me konsensus. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!