Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

President Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës së Mbretit Harald V

schedule18:53 - 9 Shtator, 2026

schedule 18:53 - 9 Shtator, 2026

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e Lamtumirës së Fundit të Mbretit të Norvegjisë, Madhërisë së tij, Harald V.  Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në shërbesën e mbajtur në Katedralen e Oslos pas një procesioni solemn të nisur nga Pallati Mbretëror, ku morën pjesë monarkë dhe liderë nga gjithë bota.

Presidenti i Republikës, pasi kreu homazhe, i shprehu Madhërisë së Tij, Mbretit Hakoon VIII, Familjes Mbretërore dhe popullit të Norvegjisë, ngushëllime të përzemërta për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V.

“Mbreti Harald V ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Norvegjisë dhe popullit të saj. Ai mishëroi vazhdimësinë, unitetin dhe vlerat e shoqërisë norvegjeze, duke fituar respektin dhe dashurinë e qytetarëve të tij.

I shpreha ngushëllimet e mia dhe  të popullit shqiptar Familjes Mbretërore dhe popullit norvegjez, duke nderuar kujtimin e Mbretit Harald V dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të vendit të tij”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!