Analisti Dardan Krasniqi ka deklaruar se posti i Presidentit në Kosovë nuk është futur fare në kalkulimet për formimin e qeverisë, duke kritikuar qasjen e partisë më të madhe në pushtet.
Sipas tij, arroganca e numrave nuk duhet të mbizotërojë mbi përgjegjësinë morale dhe funksionimin e institucioneve ligjore.
Ai theksoi se zgjedhja e Presidentit historikisht ka qenë rezultat i marrëveshjeve politike dhe se qasja refuzuese aktuale nuk i shërben stabilitetit të vendit.
“ Këto e kanë dëshmuar partitë opozitare: posti i Presidentit nuk është futur fare në kalkulimet për qeverinë. Kemi një arrogancë politike nga partia më e madhe në pushtet. Ata duhet ta trajtojnë këtë si përgjegjësi morale politike. Përtej arrogancës së numrave, duhet të kemi institucione ligjore.
Prej kohës së pasluftës, çdo herë zgjedhja e Presidentit ka qenë si marrëveshje politike mes forcave. Edhe tani zgjedhje tjetër nuk ka. Nga partia më e madhe shihet një qasje refuzuese dhe bllokuese, dhe kjo nuk i shërben askujt. Logjika njerëzore nuk e ka të qartë. Ka mungesë totale bashkëpunimi. Zgjedhjet e reja do të ndikonin në stabilitetin politik. “ / abcnews.al /


