Benjamin Netanyahu ka telefonuar Donald Trump pas fitores në zgjedhje. Kryeministri izraelit uroi Trump për fitoren e ti në këto zgjedhje, ndërsa siguroi se kanë rënë dakord për të bashkëpunuar për sigurinë e Izraelit.
Në njoftimin nga zyra e kryeministrit izraelit gjithashtu nënvizohet se gjatë kësaj bisede diskutuan edhe për kërcënimin iranian.
Kryeministri izraelit besohet të jetë ndër liderët e parë të huaj që ka folur me Trump që nga shpallja e garës presidenciale gjatë ditës së sotme.
/abcnews.al/