Presidencialet në SHBA/ BBC: A ka dështuar të materializohet një hendek historik gjinor?

schedule03:50 - 6 Nëntor, 2024

schedule 03:50 - 6 Nëntor, 2024

Nuk është për t’u habitur që shumica e grave po mbështesin Kamala Harris, ndërsa burrat po i japin mbështetjen e tyre Donald Trump.

Ajo që është pak e habitshme, të paktën sipas gjetjeve tw BBC, është se 54% e grave që votojnë për Harris nuk përputhen me 57% që mbështetën Joe Biden në 2020.

E gjithë ajo bisedë për një ndarje politike historike midis dy gjinive mund të ketë qenë e parakohshme.

Rezultatet e exit poll-it shpesh ndryshojnë me kalimin e orëve dhe duhen parë si udhërrëfyes i përgjithshëm dhe jo një hartë e detajuar, por nëse demokratët kanë humbur terren me gratë votuese në krahasim me katër vjet më parë, do të ishte jashtëzakonisht shqetësuese për kampin Harris.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!