Të martën, më 8 maj u mbajtën zgjedhjet dypalëshe në Maqedoninë e Veriut.
Ambasadori Albert Prenkaj në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndau faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e krahasoi Kurtin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Nga ndërhyrja e Kurtit të Maqedonisë së Veriut, nën modelin e Vuçiç, kemi parë një ndarje jo të mirë të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Si përfundim kemi më pak përfaqësim të shqiptarëve në parlamentin maqedonas. Kjo ndarje, qasje partikulariste shqiptare i ka konvenuar VMRO-së që doli me 58%, shumicë solide për të qeverisur vetë dhe shqiptarët do jenë vetëm si dekor. VMRO është e relaksuar tani.”, tha ambasadori. /abcnews.al


