Premtime, premtime, premtime- Monolog nga Erion Kristo

schedule21:23 - 26 Shkurt, 2021

schedule 21:23 - 26 Shkurt, 2021

Premtime, premtime, premtime. Na premtojnë qiellin dhe tokën dhe na fusin rrotën. Përfytyrojeni pak sesi qeshin ata me ne, kur na thonë dokrra dhe ne u vemë nga pas.

Me një garuzhde duan të na ngopin të gjithëve. Të gjithë flasin se si do t’i shpenzojnë lekët tona. Asnjë nuk thotë se si do na bëjë me lekë. Ata flasin se si do ndahet pasuria, por jo si do bëhemi të pasur. Zëreni se jemi në konkursin kush gënjen më shumë dhe më bukur. Ah sikur premtimet të ishin sufllaqe ose byrekë me gjizë.

Do ta shikonit qiellin e atdheut të mbuluar nga një re që vjen era qepë. Lyra e gjizës do bjerë mbi kokat tona. Dhe ne do dehemi nga dashuria që udhëheqësit tanë kanë për ne. Sikur të zgjateshim 1 cm për çdo premtim që na kanë bërë, do ishim të gjatë sa mali i Tomorrit tani.

Pa le pastaj kur na premtojnë integrimin. Hiqet tapa e shampanjës dhe sa e vëmë në buzë, na thonë: vëreni tapën prapë, se u tallëm. Kaq sylesha jemi ne? Kaq gdhënj? Qepalla – ik se u talla!/mv.abcnews.al