Nuk mund të shkojë më keq.
“Qytetarët” e Manchester City kanë pësuar një tjetër disfatë të madhe, duke humbur kështu sfidën e 4-t radhazi, në elitën e futbollit anglez, Premier League, ku këtë herë u përballën me “gjigant” të “ishullit” siç janë edhe “Të Kuqtë” e Liverpool.
Pretendentët absolut për titullin kampion nuk bënë asgjë gabim në mitikun e “Anfield”, duke arritur të shënojnë dy herë në portën e Ortega, fillimisht me anë të Cody Gakpo, në minutën e 12’-të e më pas falë “faraonit” egjiptian, i cili i dha kundërshtarëve goditjen e “knock out”-it, pas ekzekutimit të një 11-metërshi në minutën e 78’-të.
Falë këtij triumfi, Liverpool shkon tashmë në kuotën e 34 pikëve, duke qëndruar plot 9 pikë nga vendet 2 e 3, Arsenal e Chelsea, ndërsa Manchester City bie në vendin e 5-të me 23 pikë. /i.m /abcnews.al