Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Prej një jete në skenë, Aurela Gaçe zbulon sa vjeçe mbush sot

schedule09:59 - 16 Tetor, 2020

schedule 09:59 - 16 Tetor, 2020

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 46 vite dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në ‘Facebook’.

Aurela ka deklaruar se çdo tetor të ri i vendoste vetes disa pikësynime, por tani jo më.

Këngëtarja ka theksuar se e vetmja gjë që do tani është shëndeti për që qendruar afër vajzave të saj.



Sot ,46 .
Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime .

Tani ,jo më!
E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua….
Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën.

Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire.

Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe.

Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë” ,tani vonë e kam kuptuar .

Adoleshente përjete”, shkruan Aurela.

Theksojmë që Gaçe është po aq energjike sa në daljet e para në skenë, pavarësisht viteve që ikin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!