Prej 7 vitesh kuratore muzesh, Yllka Gjikopulli: Kam njohur vendin tim edhe më shumë

schedule09:54 - 9 Prill, 2024

schedule 09:54 - 9 Prill, 2024

Yllka Gjikopulli është një artiste pamore dhe kuratore muzesh prej 7 vitesh. E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo e ka konsideruar një rrugëtim të bukur, edhe me shumë vështirësi këtë eksperiencë.

Yllka ka treguar se gjatë gjithë kësaj kohe ka mësuar shumë gjëra të reja, të cilat i kanë shërbyer jo vetëm nga ana profesionale, por nga ana personale.

“Tashmë prej 7 vitesh unë jam fokusuar në drejtimin e kuratoresh dhe specifikisht në kurimin e muzeve, tashmë prej 7 vitesh. Do të thoja një rrugëtim shumë i bukur, për të vazhduar pastaj mes shumë vështirësive. Do të thoja je gjithë kohës duke mësuar vazhdimisht dhe të rrit gjatë gjithë kohës profesionalisht. Kjo është ajo që kam kërkuar gjithmonë në punën time, që të mësojë gjëra të reja në çdo moment. Puna e kuratorit më ka bërë që së pari të njohë më mirë dhe veten, të njoh më mirë dhe mënyrën e të jetuarit, vazhdimin, risitë që sot na shfaqen, të kombinojë të shkuarën me të tashmen. Kam njohur vendin tim dhe më shumë. Kam punuar me qytete të veçanta që më kanë shërbyer dhe më vonë”, u shpreh ajo./abcnews.al