Prej 40 vitesh kërkime në terren, arkeologu i njohur, Adem Bunguri tregon ekspeditën më të veçantë

schedule11:08 - 29 Qershor, 2023

schedule 11:08 - 29 Qershor, 2023

Studiues, arkeolog dhe akademik, Adem Bunguri ka bërë një rrëfim për karrierën e tij në emisionin “Pas Mesnate”, në ABC News. Ai tha se ka 40 vite që bën kërkime në terren dhe për herë të parë ka nisur një gërmim në Podgorie të Korçës.

Sakaq, Bunguri ka diferencuar si ekspeditën më të bukur atë të parën në rrethin e Dibrës, pasi kishte shumë material.

Kam bërë 40 vite kërkim në terren. Ekspeditat janë shumë të rëndësishme dhe shumë të bukura njëherësh. Puna e arkeologut është si bletët për prodhim e mjaltit. Ne duhet të bëjmë kërkime në terren, si site arkeologjike, në vendbanime, apo qyteza, për të marr elementë të kulturës ilire.

Për herë të parë kam nisur në vitin 1982, kur kemi kryer një lloj kualifikime mbas universitar dhe kemi qene në gërmimin e parë në Podgorie të Korçës. Ka qene një shkollë e vërtetë arkeologjie.

Me thënë të drejtën, është vështirë t’i diferencosh, po ekspeditat e para që kam kryer unë në rrethin e Dibrës na kanë dhënë një material jashtëzakonisht të pasur për ta lidhur rajonin e Shqipërisë Lindore me kontekstin kulturor të të gjithë zhvillimit shqiptar në kohën e neolitit”, u shpreh ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!